Katër të rinj vdesin në një aksident në Itali, një prej tyre shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Katër të rinj të moshës 18-19 vjeç, njëri prej të cilëve me origjinë shqiptare, humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor që u regjistrua në orët e para të mëngjesit në rajonin e Marca.

Të rinjtë po ktheheshin nga një festë në Godega di Sant’Urbano, kur mjeti tip Volksëagen Polo, rrëshqiti në një kthesë dhe më pas doli nga rruga, për t’u përmbysur në një kanal.

Përplasja ishte tepër e fortë dhe 4 të rinjtë ndërruan jetë në vendngjarje.

Viktimat, të cilët ishin bashkëmoshatarë, u identifikuan si Daniele De Re, Xhuliano Kellici (me origjinë shqiptare), Daniele Ortolan dhe Marco Da Re.

Share This Article