Katër të vdekur dhe 117 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 117 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 4 qytetarë si pasojë e koronavirusit, një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Pas rritjeve të rasteve ditore të ditëve të fundit, rritja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive e kanë vendosur sistemin shëndetësor në gatishmëri të shtuar. Por në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë apelon për bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e rregullave, që të kufizohet përhapja e COVID 19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje të gjithë qytetarëve të vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur, të respektoni distancën prej të paktën 1.5 metër nga të tjerët dhe të kujdeseni për higjienën personale dhe kolektive.

Share This Article