Katër të vdekur dhe 84 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 24 orët e fundit kanë vdekur katër persona dhe janë konfirmuar 84 raste të reja me koronavirus.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 4 mijë mostrave.

Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e 786 pacientëve dhe vaksinimin e gati 16 mijë qytetarëve.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 5 mijë e 371.

“Nga 3.823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411.Në total numri i rasteve aktive është 5.371”, ka njoftuar Ministria.

Share This Article