Katër të vdekur dhe dy të lënduar në Alpet italiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Një aksident ajror mes një helikopteri dhe një aeroplani të vogël turistësh mbi Alpet e Italisë, i ka lënë të vdekur katër persona dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë

 Aksidenti ndodhi afër akullnajës “Rutor”, rreth 80 kilometra në veri-perëndim të Torinos.

Ende nuk janë bërë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe as numri i saktë i personave që kanë qenë në helikopter dhe aeroplan.

Trupat Kombëtare të Shpëtimit kanë njoftuar se në mesin e viktimave janë një shtetas i Francës dhe një i Zvicrës.Akullnaja “Rutor” zakonisht përdoret për lëshim dhe ngritje të helikopterëve dhe aeroplanëve të vegjël të turistëve.

Manovrimi i aeroplanëve në këtë zonë është i vështirë për shkak të terrenit malor dhe shtresave të trasha të borës dhe akullit, shkruan “Daily Mail”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply