Zyrtarët rusë të shërbimeve emergjente kanë njoftuar se të paktën katër persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i një zjarri në një ndërtesë kolektive në qendër të kryeqytetit të vendit.
Sipas njoftimit të zyrtarëve, zjarri ka shpërthyer në orët e para të ditës së sotme dhe e ka përfshirë një sipërfaqe prej dy mijë metrave katrorë. Besohet se në këtë ndërtesë janë rreth 100 banesa, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk dihet.
Një agjenci shtetërore e lajmeve ka njoftuar se një banesë me katër dhoma në këtë ndërtesë kushton rreth 1.4 milionë dollarë dhe se në këtë ndërtesë banojnë disa figura të njohura të Rusisë.
Një burim ka thënë se dyshemetë e drunjta kanë ndikuar që zjarri në ndërtesë të përhapet në mënyrë të shpejtë. Zyrtarët kanë njoftuar se 42 persona janë shpëtuar nga flakët, të cilat fillimisht u përhapën në katin e pestë të ndërtesës. Raportohet se kjo ndërtesë është ndërtuar në vitin 1912, shkruan “Free Europe”.