Katër persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë pranë një xhamie në kryeqytetin Muscat të Omanit, tha policia të martën.
“Policia Mbretërore e Omanit i është përgjigjur një incidenti me të shtëna që ndodhi në afërsi të një xhamie në zonën Al-Wadi Al-Kabir”, ka thënë policia në një deklaratë, shkruajnë mediat.
Një sulm i tillë është i rrallë në këtë vend, i cili ka luajtur rregullisht rolin e ndërmjetësit në konfliktet rajonale.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Muscat lëshoi një alarm sigurie pas të shtënave dhe anuloi të gjitha takimet për viza të martën.
“Qytetarët amerikanë duhet të qëndrojnë vigjilentë, të monitorojnë lajmet lokale dhe të dëgjojnë udhëzimet e autoriteteve lokale”, shkroi ambasada në platformën e mediave sociale X.
Policia tha se “janë marrë të gjitha masat dhe procedurat e nevojshme të sigurisë për të trajtuar situatën”.
“Autoritetet po vazhdojnë të mbledhin prova dhe të kryejnë hetime për të zbuluar rrethanat e incidentit”.