Katër persona, në mesin e tyre një fëmijë, janë vrarë të enjten në periferi të Los Angelesit.
Policia amerikane ka plagosur të dyshuarin, i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes.
Sulmi është i katërti i armatosur që ka ndodhur brenda vetëm një muaji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deri të enjten policia nuk ka bërë të ditur motivet e këtij sulmi. Departamenti policor i qytetit Orange kishte pranuar thirrje për të shtëna dhe menjëherë i është kundërpërgjigjur sulmuesit.
Policia ka konfirmuar vrasjen e tre të rriturve dhe një fëmije, ndërkaq ka bërë të ditur se dy persona të plagosur janë dërguar menjëherë në spital.
Sulmi i së enjtes ka ndodhur më pak se dy javë qëkur tetë persona janë vrarë në Atlanta, ndërkaq edhe dhjetë të tjerë më 22 mars në Colorado.