Katër vjet në krye të shtetit, Osmani publikon një video me takimet e saj përgjatë mandatit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kuvendi i Republikës së Kosovës më 4 prill 2021, me 71 vota për zgjodhi presidente të vendit Vjosa Osmanin.

Presidentja Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Osmanin, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kundërkandidat kishte Nasuf Bejtën.

E sot, në katëvjetorin e mandatit të saj, presidentja Osmani ka publikuar një video me takimet e punën e saj.

“Çdo ditë, para se gjithash Kosova! Katër vjet në shërbim të qytetarëve. Katër vjet për Republikën!  Katër vjet Presidente, betim i përjetshëm për Kosovën!”, shkruan ajo.

Në videon e publikuar në Facebook, Osmani ka paraqitur pjesëmarrjen e saj në Këshill të Sigurimit, takimet me liderët botërorë, si presidentin amerikan, Donald Trump, takimet me liderët e BE-së, me shefin e NATO-s, e takime tjera vendore.

Share This Article