Katër zyrtarë morën rrogë tri vjet pa u paraqitur në punë, ndalohen  

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndaluar katër zyrtarë të komunës së Novobërdës, me dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në njoftim bëhet e ditur se personat e dyshuar janë ndaluar sot.

“Të njëjtit dyshohen se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror kanë mundësuar marrjen e pagës në periudhën kohore prej 3 viteve në shumë prej 13,000 mijë euro pa u paraqitur në punë, duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Novobërdës”, thuhet në njoftim.

Share This Article