Katolikët ua lirojnë kishat myslimanëve për faljen e xhumasë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për shkak të kufizimit të vizitorëve në institucionet fetare, kishat në Gjermani kanë hapur dyert për besimtarët myslimanë, që të ua mundësojnë atyre faljen e xhumasë. Një praktikë të tillë kanë ndjekur sidomos kishat në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin

Mjeku kosovar në Berlin, Fahri Beqa, në një lidhje direkte për Gazetën Express ku ka folur rreth situatës me COVID-19 në Gjermani, ka treguar po ashtu edhe për solidaritetin fetar atje.

“Në tërë Gjermaninë ka pasur solidaritet të jashtëzakonshëm. Në objektet fetare ka qenë gjithçka e ndaluar, si në kisha e xhami, çdo tubim i qytetarëve ka qenë i ndaluar, por nga 18 maji janë liruar, për këtë objektet fetare kanë një solidaritet edhe më të theksuar, një kishë në Berlin ka hapur dyert çdo të premte për faljen e xhumasë, por gjithmonë duke respektuar rregullat. Nuk kanë mundur të futen më shumë se 50 persona, janë futur me grupe”, ka treguar Beqa.

Share This Article