KE prezanton një program dedikuar mutacioneve të Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa08889055 People line up for Covid-19 testing at Mona Vale Hospital's walk-in clinic in Sydney, Australia, 17 December 2020. New South Wales broke its 12-day streak without locally acquired coronavirus cases on 16 December after a Sydney airport driver was confirmed to have the virus and two mystery cases popped up on the northern beaches. EPA/DEAN LEWINS AUSTRALIA AND NEW ZEALAND OUT

Komisioni Europian do të prezantojë një program për të studiuar mutacionet e COVID-19, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një intervistë për Echos, publikuar sot.

“I quajtur “Hera inkubator”, programi i ri do të përfshijë laboratorët, autoritetet shëndetësore, shkencëtarë dhe Komisionin Europian, me fonde të konsiderueshme të dedikuara”, konfirmoi ajo, pa specifikuar shumat.

Tani e tutje, dhe paralelisht me përpjekjet për vaksinat aktuale, ne duhet të ndihmojmë prodhuesit të zhvillojnë kapacitetet prodhuese për vaksinat “e gjeneratës së dytë”, detajoi më tej drejtuesja në këtë intervistë, duke shpjeguar se “këto mutacione na shqetësojnë shumë”.

Brukseli kishte njoftuar tashmë qëllimin për të prezantuar një agjenci të re europiane, Autoriteti i Reagimit të Urgjencës Shëndetësore (HERA), në mënyrë që të luftojë kundër pandemive të ardhshme dhe për të pasur një koordinim më të mirë mes 27 vendeve të BE-së.

Përsa i përket hedhjes në treg të vaksinave të reja në gjendje për t’iu përgjigjur më mirë varianteve të COVID-19, komisionerja europiane e Shëndetësisë njoftoi më herët përshpejtimin e procedurës së autorizimit nga Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA).

Presidentja e ekzekutivit europian bëri thirrje gjithashtu në këtë intervistë për “Les Echos” për zhvillimin e partneriteteve më sistematike mes laboratorëve, me një ndarje të kontrolluar të licencave, përtej fazës së vetme të vendosjes në shishe.

Share This Article