Këlliçi: ”5D” është shndërruar në manual vjedhjeje! Kemi paguar 132 milionë euro dhe Tirana është qyteti më i pisët i Evropës! Do vazhdojmë qëndresën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Belind Këlliçi thotë se protesta e opozitës dhe qëndresa e tyre para bashkisë së Tiranës do të vazhdojë.

Sipas tij, drejtësia po vepron me dy standarde, ndërsa theksoi se lideri i opozitës Sali Berisha mbahet në arrest pa asnjë provë.

Këlliçi tha se protesta do të jetë permanente, ndërsa tha se “rasti i 5D është shndërruar në manual vjedhje”.

“Si ka mundësi në KLSH në raportin e 2019 evidentohet taksa e 3%, dilni dhe jepni përgjigje ku kanë shkuar këto para.

Mbase mund të pyesni Fatmir Xhafën se mund t’ju japë ai përgjigjen. Ku është intelektualizmi në vjedhjen e inceneratorit të Tiranës. Kemi paguar 132 milionë euro dhe Tirana është qyteti më i pisët i Evropës.

Si ka mundësi që ky njeri vjedh qytetin e Tiranës dhe qëndron në zyrë ? Si ka mundësi që kryetari i opozitës për një vepër që akuzohet padrejtësisht pa asnjë provë të ndodhur 20 vite më parë, mbahet në arrest se mund të prishë provat.

Ky është standardi i Altin Dumanit, por unë këtë drejtësi nuk e dua. Dua të ardhmen e këtij vendi.

Nëse mendojnë se na kanë stepur e kanë gabim. Ne do vazhdojmë protestën dhe qëndresën” tha Belind Këlliçi.

Share This Article