Deputeti Belind Këlliçi ka fituar gjyqin ndaj Zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Alban Çela.
Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se GKKO ka rrëzuar padinë ndaj tij, duke e shpallur të pafajshëm. Ai gjithashtu shkruan se sot me vendim gjykate u rrëzua një tjetër mëkëmbës i kryeministrit Edi Rama.
Postimi i Plotë:
Sot GJKKO, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi pafajësinë time duke rrëzuar një tjetër padi ndaj meje, e kërkuar nga Alban Çela, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Pas fushatës për zgjedhjet e 25 prillit u shpreha publikisht se në Qarkun Durrës, si në të gjithë Shqipërinë, u zhvillua një masakër zgjedhore e orkestruar nga Edi Rama dhe mëkëmbësit e tij. Sot, një tjetër mëkëmbës u rrëzua me vendim gjykate. Ju falenderoj të gjithëve ju që besoni tek unë! Nuk do të heq kurrë dorë nga e verteta dhe mbrojtja e interesit publik.