Këlliçi i bashkohet Berishës: Do jem pjesë e “Foltores” me të rinjtë e Tiranës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi shprehet se çdo anëtar i forumit rinor gëzon lirinë të zgjedhë platformën ku mund të shprehë qëndrimet e veta, referuar ndarjes Basha-Berisha. Vetë deputeti demokrat thotë se do të jenë pjesë e “Foltores” që do të zhvillohet sot me të rinjtë në Tiranë.

“Unë kam folur gjithnjë me gjuhën e gjithëpërfshirjes. Jam kundër përjashtimit e linçimit publik që i bëhet bashkëdemokratëve të mendimit ndryshe. Çdo anëtar i FRPD gëzon lirinë të zgjedhë platformën ku mund të shprehë qëndrimet e veta. Unë jam pjesë e PD sepse besoj në historinë dhe potencialin tonë për të qeverisur Shqipërinë. Mandati im nuk është i përjetshëm.

Anëtarët e kryesisë së FRPD nuk janë uzurpatorë dhe as të ngujuar. Zyrat tona janë aty ku kanë qenë, në selinë e PD, për këdo që kërkon të njohë të rinjtë e saj. Kam njoftuar pjesëmarrjen në Foltore, sepse besoj se anëtarësia duhet dëgjuar kur na kritikon. Prandaj sot, në orën 12:00, në amfiteatrin e jashtëm të Akademisë së Arteve, do të jem edhe unë, për të dëgjuar këdo që nuk ka patur hapësirë të shprehet e të dëgjohet” shprehet ai.

Pak ditë më parë Lulzim Basha hapi garën për kryetarin e ri të FRPD-së, lëvizje të cilën Këlliçi dhe kryesia e forumit e kundërshtuan, ndërsa lideri demokrat u shpreh se drejtuesit të këtij institucioni i ka mbaruar mandati prej dy vitesh.

Share This Article