ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv 8 hours ago
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit 8 hours ago
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 9 hours ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 9 hours ago
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Këlliçi: Në 3 vite mafia e betonit ka pastruar në Tiranë 1.6 miliardë euro

albnews by albnews
24 January, 2021
in Albania
0
Këlliçi: Në 3 vite mafia e betonit ka pastruar në Tiranë 1.6 miliardë euro
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një intervistë për RTV Ora, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka folur rreth skandalit të përgjimeve të anti-mafias italiane, të publikuara fillimisht në RTV Ora dhe Ora News, ku shihet se Ndragheta ka shtrirë tentakulat e saj edhe në qeverinë shqiptare dhe bashkinë e Tiranës.

Sipas Këlliçit, sot kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të kërkojë drejtësi siç bëri për ish-ministrin Saimir Tahiri.

RelatedPosts

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

Kreu i FRPD shtoi se sot në Tiranë janë dhënë 2.3 milionë metra katrorë leje ndërtimi.

Ndërkohë, Këlliçi falënderoi RTV Ora dhe Ora News për publikimin e këtyre transkripteve.

Belind Këlliçi: “Skandal i denjë për këtë qeveri. Se vetëm qeveria e drejtuar nga Edi Rama mund të jetë autore e këtyre skandaleve. Dhe nga ana tjetër, i përgjigjet këtij standari se partner kryesor ka mafian, ka korrupsionin dhe sigurisht nuk ka interesin e qytetarëve.

Unë dua ta nis me një falënderim për televizionin tuaj se jeni ju të parët që e keni bërë publike të gjitha dokumentet, transkriptin, janë 1000 faqe në mos gaboj të një hetimi disa vjeçar të antimafias italiane, të cilin ju po e bëni hap pas hapi transparent për publikun dhe do ju inkurajoja. Sa e vështirë është të bësh transparencë dhe të jesh media e lirë, me gjithë presionin që bëhet ndaj medias. Konkretisht e Erion Veliaj ndaj Ora News. E përmend këtë jo si një qokë ndaj televizionit tuaj, por si një e vërtetë”.

Sipas Këlliçit, kjo nuk është hera e parë që kjo mazhorancë del në përgjigjet e antimafias italiane, duke sjellë shembullin e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

“Është rast i përsëritur. Ka qenë antimafia italiane që ka çuar para drejtësisë Saimir Tahirin kur opozita ka dhënë mbi 1 mijë deklarata, konferenca shtypi për kanalizimin e Shqipërisë, për lidhjet e ministrisë së brendshme me trafikun e drogës, për faktin që ishin kthyer shefat e komisariateve në roje të parcelave, Edi Rama tallej, anatemonte opozitën. Baltoste çdo opozitar që ngrinte zërin dhe ishte antimafia italiane që zbuloi se të gjitha faktet e dhëna nga PD ishin tronditëse, por ishin të vërteta“, tha Këlliçi, i cili shtoi se kjo është hera e dytë që Erion Veliaj del përgjimet e antimafias italiane.

“Kjo është hera e dytë që Erion Veliaj hetohet nga antimafia dhe del si kryebashkiaku i Tiranës dhe pse jo me emër, bie në përgjimet e antimafias italiane dhe Ndraghetas. Ka rënë herën e parë përmes skandalit të “EcoTiranës”. Në vitin 2016, ka qenë kompania “EcoTirana”, e krijuar nga Erion Veliaj dhe Flavio Tossi, ish kryetar i bashkisë së Veronës, ku ishte 51% aksionere Bashkia e Tiranës dhe bashkia e Veronës 49% aksionere dhe kishte të bënte me përpunimin e mbetjeve. Kompania që ishte pjesë e aksioneve të palës italiane, “AGSM”, përmes kompanisë “AIMA”, kishte administrator Andrea Migliorazzin. Ky, së bashku me Arbjan Maznikun, të famshin e darkës në Dubai që nuk kishte asnjë lidhje në atë darkë, ishin administratorë të kësaj kompanie dhe më pas kur u bënë publike transkriptet e antimafias italiane u tërhoq Migliorazzi në 2018 nga “EcoTirana” dhe sot është i arrestuar në dijeni time dhe Flavio Tossi i shkarkuar. Sepse pastronin para për mafian italiane.

Sërish Erion Veliaj del në përgjimet e antimafias italiane. Për lejet e ndërtimit, për betonizimin e Tiranës. Është absurde ajo çfarë i ka ndodhur Tiranës këto 5 vite. Betonizimi, ndërtimi pa kriter, zaptimi i çdo hapësire publike, propaganda nga ana tjetër me një lopatë në dorë duke mbjellë pemë dhe nga ana tjetër duke dhënë me mijëra metra katrorë leje ndërtimi çdo ditë.  E paska një logjikë sepse kemi në krye të bashkisë një kryetar që erdhi me premtimin se nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi, ka qenë premtim publik i tij dhe sot që flasim, zotëria është pjesë e raportit të Global Initiative Network ku citohet fare mirë se në vitit 2017, 2018, 2019, vetëm në 3 vite janë pastruar 1.6 miliardë euro nga mafia e betonit. Kjo mafie e betonit e ka një emër, e ka një autor, është Ndragheta italiane”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

22 December, 2025
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

22 December, 2025
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result