Këlliçi rrëfen çfarë ka ndodhur në takimet në ambasadën e SHBA-së pas shpalljes së Berishës “non grata”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Belind Këlliçka deklaruar se ka pasur takime në ambasadën amerikane në Tiranë disa herë. Mbrëmjen e sotme ai rrëfeu më shumë detaje se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe.

Drejtuesi në detyrë i Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka pranuar se ka zhvilluar takime periodike në ambasadë. Këlliçi zbuloi edhe se çfarë ka biseduar me amerikanët, pasi ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ai tha se në çdo takim ka pasur ‘zero’ presion e shantazhe, duke shtuar se kushdo që i bën këto deklarata, nuk po tregohet i sinqertë, referuar kryedemokratit, Lulzim Basha.

“Kam qenë në takime periodike, jo vetëm për këtë punë. Unë dua të jem i sinqertë me ju. Askush në atë ambasadë nuk më ka shantazhuar, nuk më ka ushtruar presion, jam trajtuar me respekt dhe është dëgjuar edhe opinioni im.

Gjithkush që del dhe thotë që i është bërë presion nga SHBA-të, kam përshtypjen se nuk po tregohet i sinqertë. Është dhënë qëndrimi i tyre, kam dhënë dhe unë timin, edhe vetë Berisha nuk kërkon revokimin e vendimit të SHBA-ve, kjo dihet”, tha Këlliçi në Syri TV.

Share This Article