Këlliçi: Sa herë denoncojmë Veliajn, mediat nuk na transmetojmë. Do vazhdojmë të publikojmë fakte dhe prova

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi gjatë konferencës së mbajtur ditën ë sotme ka shpalosur një “shqetësim” të tijin në lidhje me mediat. Sipas Këlliçit, sa herë ai denoncon kryebashkiakun Erion Veliaj, mediat nuk e transmetojnë. Këlliçi më tej ka shtuar se ata do të vazhdojnë te transmetojnë fakte dhe prova.

“Kam vetëm një koment. Gjatë kohës që kemi qenë në transmetim, më vjen një raport i medieve që nuk kemi qenë live në asnjë nga mediat, jo kombëtare, por as në mediat e tjera. Kjo ndodh përherë, sa herë denoncohet këtu me fakte dhe prova Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe pagatori më i madh i medieve dhe blerësi i censurës me para, me leje ndërtimi, me favore. Por ne do të vazhdojmë të bëjmë punën. Kështu që përditë do na shihni me prova të reja, me fakte të reja. Do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë të plotë për mega-aferën e shekullit, që është në fakt vetë dosja e inceneratorit të Tiranës,” u shpreh ai.

Share This Article