ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë 13 hours ago
U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun 13 hours ago
Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti 13 hours ago
FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas 16 hours ago
Tri palë zgjedhje brenda një viti 16 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

“Kemi 4 fëmijë, nuk kishim çfarë tju jepnim për të ngrënë”, gjykata e shpall të pafajshëm çiftin

albnews by albnews
2 May, 2023
in Shqiperia
0
“Kemi 4 fëmijë, nuk kishim çfarë tju jepnim për të ngrënë”, gjykata e shpall të pafajshëm çiftin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me djathë e sallam në xhep që i vodhi në frigoriferin e një dyqani, L. Xh. ja kërkoi faljen e parë administratorit duke ju përgjëruar “ të kërkoj falje për gjërat që të kam vjedhur”. Faljen e dytë ja kërkoi policisë, kur oficerët e departamentit për parandalimin dhe hetimin e krimeve nisën të mbajnë procesverbalë për hajdutin e “ kafshatës “. Shkresat tregojne se hajduti i një cope djath e së bashku me të dhe të  një cope  sallami u kap në flagrancë. “ Është e vërtetë, unë i vodha një pako djath dhe një shufër sallami. Por unë vodha sepse isha i uritur. Madje e kam bërë këtë gjë dhe dy herë të tjera. Dhe sërisht e kam bërë i shtyrë nga uria”- thotë i dyshuari.

Ajo që ndodh më pas , edhe pse vlera e produkteve u llogarit as 1 mijë lekë të reja , ishte kërkesa e prokurorisë për ta shpallur fajtor . Gjykata e Tiranës tha “jo “duke refuzuar  provat e prokurorisë dhe  policisë gjithsej 10 veprime të tilla të përpikta hetimore që nga kallzimi, dhe një seri procesverbalësh të kapjes në flagrancë, kqyrje kamerash sigurie kur burri fut ushqimet në xhep dhe kështu me radhë. Ai u shpall i pafajshëm nga gjykata dhe në castin që doli drejtoi pëllëmbët nga qielli.

RelatedPosts

Samiti “Rruga jonë drejt BE”, Rama pret liderët e Ballkanit dhe Komisioneren Kos

Probleme nga reshjet në Librazhd, prurjet dëmtojnë këmbën e urës në Xhyrë, rrëshqitje dherash në disa akse

Zëvendësuesi i Ballukut? Analisti tregon emrin e anëtares së kabinetit që mund ta pasojë në detyrë

Rasti i dytë i ndjekur nga Qendra “FOL”, në të njëjtën gjykatë  është sërisht një vendim pafajësie, që lidhet me kushtet ekstreme të varfërisë që shtyu për të vjedhur çiftin  Shaqir dhe Nexhmie Hasa. Janë prindër të katër fëmijëve te mitur. Të papunë.  Vendimi numër 2335 e thotë këtë gjë.

çfarë grabitën ata? Dy prindërit hynë njëri pas tjetrit  në dyqan dhe marrin prej andej duke vendosur në xhepa “një top gjalp që kushtonte 335 lekë, një fileto pule 239 lekë, një gotë kos 380 gramë 320 lekë, një djath kackavall 435 lekë dhe një majonezë 205 lekë”. I futën nëpër rroba dhe krejt hapur , pa u fshehur kërkuan të largohen. Vlera e mallrave ushqimore të mësipërm sipas akt ekspertizës u llogarit 1345 lekë të reja.

“Kemi të ardhura vetëm një pension invaliditeti . Kemi katër fëmijë të vegjël  dhe duhet ti ushqenim, nuk dinim çfarë tu jepnim për të ngrënë”, pohuan në komisariat,  secili nga të dyshuarit e kapur në flagrancë. Ata u dorëzuan nga prokuroria si të pandehur dhe gjykata edhe në këtë rast kujton kushtet e mbijetesës.

“Në rastin konkret , gjykata konstaton se nga të pandehurit janë marrë një sasi e papërfillshme artikujsh ushqimore, nga njerëz ekstremisht të varfër . Ata kanë vjedhur për fëmijët e tyre të mitur në kushtet e nevojës ekstreme, pasi nga pamundësia për të blerë ushqime të domosdoshme për të vegjlit e tyre , rrezikohej seriozisht jeta dhe shëndeti i tyre. Dëm i cili është shumë herë më i madh se sa vlera e dëmit të shkaktuar pronarëve të marketit , prej 1345 lekë”deklaron gjyqtari në vendim.

çifti i shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës jeton në rrugën “3 Dëshmorët”, Tiranë dhe siç bëhet me dije prokuroria e kryeqytetit e ka apeluar vendimin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë

120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë

21 November, 2025
U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

21 November, 2025
Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

21 November, 2025
FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas

FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas

21 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result