Kemi, por nuk fluturojnë/ Ku përfunduan 6 helikopterët që u blenë për 78.6 mln euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Mbrotjes ka blerë gjashtë helikopterë në vitin 2014, nga të cilët, dy janë për emergjencat civile, por asnjëri nuk është parë të fluturojë në qiellin e Shqipërisë për të shuar flakët që kanë pushtuar vendin. A2CNN ka publikuar kontratën e që qeveria shqiptare ka bërë me kompaninë Airbus Helicopter për të blerë 6 helikopterë.

Sipas kësaj kontrate të miratuar në 31 korrik 2014, shteti shqiptar ka blerë gjashtë helikopterë nga të cilët 4 janë të modelit cugar ushtarak, ndërsa dy të tjerë janë helikopterë për emergjenca civile.

Vlera e këtyre gjashtë mjeteve fluturuese ishte e kripur mjaftueshëm për financat shqiptare, plot 78.6 milionë euro, para të cilat siç duket kanë shkuar dëm pasi helikopterët nuk po e kryejnë funksionin e tyre.

Share This Article