Këngëtari i njohur italian, koncert bamirësie për të prekurit nga tërmeti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shumë të huaj janë solidarizuar me dhimbjen e madhe që ka prekur shqiptarët ditët e fundit pas tërmetit 6,4 ballë i cili shkaktoi deri më tani 40 viktima.

Një ndër ta është edhe këngëtari i njohur italian Enzo Grinazzi, i njohur me emrin e artit si Pupo.

Ai ka vendosur të bëjë një koncert bamirësie dhe fitimet e këtij koncerti do shkojnë tek familjet e prekura nga tërmeti.

Pupo shprehet se ndodhet pranë popullit shqiptar në këtë momente të vështira.

Ai shkruan në Instagram:

Kam punuar në Shqipëri dhe kam njohur forcën, besnikërinë, bujarinë e popullit shqiptar. T’i bëjmë ta ndjejnë gjithë miqësinë e afërsinë tonë në këtë moment të tmerrshëm.”
Share This Article