Këngëtari shqiptar rrëfen betejën e tij me drogën: Të vret ditë për ditë dhe orë pas ore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtari Mandi Nishtulla ishte i ftuar së fundmi në emisionin D-Night, ku në një bisedë të hapur rrëfeu periudhat e vështira që ka kaluar në jetën e tij.

Gjatë intervistës, Mandi foli pa dorashka për luftën me varësinë nga droga, duke theksuar se pikërisht në ato momente ka pasur mbështetjen më të madhe nga babai i tij.

“Droga është një ilaç që vret përditë edhe më shumë. Droga është një ilaç që njerëzit që janë martuar i kanë lënë edhe pa fëmijë, të vret ditë për ditë dhe orë pas ore. Unë kam një histori me drogën, edhe falenderoj babain tim i cili më është gjendur në kohët më të vështira të jetës time”, u shpreh Mandi.

Share This Article