Kërcënim për Shqipërinë e Kosovën. Serbia armatos avionët e saj me raketa hipersonike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Serbia ka integruar raketat balistike ajër-tokë në avionët luftarakë MiG-29 të forcave të saj ajrore, duke u bërë vendi i dytë i huaj që përdor këtë sistem të prodhuar nga Kina.

Sipas analistëve ushtarakë, të raportuar së pari nga revista Military Watch dhe më pas nga mediat në Beograd, raketa mund të arrijë shpejtësi mbi Mach 6 dhe ka rreze goditjeje deri në rreth 400 kilometra, duke u dhënë avionëve serbë aftësi hipersonike goditëse, të parët në Europë për këtë kategori avionësh.

Ky lloj përforcimi ushtarak përbën një kërcënim të drejtëpërdrejtë për Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë, pasi kohëve të fundit, presidenti serb ka shtuar kritikat për aleancën ushtarake.

Serbia trashëgoi një numër të kufizuar MiG-29 nga ish-forcat ajrore jugosllave dhe më vonë mori të tjerë nga Russia dhe Bjellorusia. Ndërkohë, Serbia ka finalizuar edhe një marrëveshje për blerjen e avionëve Rafale nga Franca. 

Share This Article