ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 5 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 6 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 7 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 7 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kërcënimet e Turqisë të merren seriozisht

albnews by albnews
12 August, 2019
in Bota
0
Kërcënimet e Turqisë të merren seriozisht
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Trupat turke në Siri duket se janë gati para një marshimi tjetër në Siri. Një hap i tillë mund të ketë pasoja shkatërruese, komenton Rainer Hermann nga gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung i ftuar nga DW.

Turqia nuk është një vend që i lë të shuhen pa vepra konkrete kërcënimet që bën. Dy herë deri më tani Ankaraja e ka bërë realitet paralajmërimin e marshimit në Siri: me „Operacionin Mburoja e Eufratit” nga gushti 2016 deri në mars 2017 dhe me operacionin „Dega e ullirit” në tremujorin e parë të vitit 2018. Nga ajo kohë Turqia kontrollon 2% të territorit të Sirisë.

RelatedPosts

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Oficerët amerikane zbarkojnë në Bjellorusi, vëzhgojnë nga afër stërvitjen ushtarake me Rusinë

Mblidhet samiti i jashtëzakonshëm arabo-islamik, Erdogan fluturon në Doha

E ndezur nga suksesi, Turqia kërkon të zgjerojë masivisht kontrollin e saj në pjesën lindore të Sirisë Veriore. Kur të marrë fund festa fetare katërditore, që fillon të dielën, ka gjasë të nisë operacioni në lindje të Eufratit. Përgatitjet ushtarake përgjatë kufirit duken se kanë përfunduar, edhe rrethanat duken të favorshme për momentin.

Askush nuk e ndal Turqinë

Në arenën ndërkombëtare nuk ka ndonjë aktor që mund ta ndalte Turqinë. Kur në fillim të vitit, presidenti amerikan, Donald Trump e kërcënoi Turqinë me shkatërrimin e ekonomisë, presidenti turk Erdogan i uli papritur tonet. Por tani qeveria amerikane nuk përmend më as sanksionet, që kishte kërcënuar, se do t’i vendoste, për shkak të blerjes nga Turqia të sistemit rus të mbrojtjes raketore, S400. Erdogani i ka luajtur mirë letrat që kishte në dorë: Duke ngritur çomangen e marshimit në Siri, ai e rrit presionin ndaj Uashingtonit, duke pritur marrjen e kthesës nga SHBA për të shmangur një shkallëzim të mëtejshëm.

Edhe në politikën e brendshme duket se rrethanat janë të favorshme. Pas goditjes që mori në zgjedhjet lokale, Erdogani ka nevojë për një temë, me të cilën ai mund ta bashkojë kombin pas vetes; konflikti që nuk të zhgënjen asnjëherë është ai me kurdët. Që nga vrasja e liderit të PKK-së më 27 qershor nga shteti turk dhe akti hakmarrës i PKK (vrasja e një diplomati turk më 21 korrik në Irakun Verior nga PKK), konflikti i vjetër me kurdët është ndezur sërish. Përveç kësaj, në mesin e turqve është rritur pakënaqësia kundrejt refugjatëve sirianë. Erdogani mund ta justifikojë operacionin me krijimin e hapësirës për kthimin e refugjatëve në Sirinë Veriore.

Rrethanat pra për marshimin e tretë të Ankarasë janë të favorshme. Por ky marshim ka rrezik të ndezë dy skenarë vetëshkatërrues. Në njërin prej tyre nga njëra anë do të qëndrojnë përballë turqit dhe – në krahun e kurdëve – ushtarët amerikanë e do të luftojnë kundër njëri-tjetrit. Nëse amerikanët nuk luftojnë në anën e kurdëve mund të kemi një skenar tjetër: Kurdët thërrasin në ndihmë regjimin e Asadit, i cili me këtë rast rifiton një pjesë të humbur të Sirisë. Si pasojë Uashingtoni do duhet të dorëzojë bazat ushtarake në rajonin e kurdëve dhe Turqia e sheh veten në anën tjetër me kundërshtar Asadin. Në këtë kohë i ashtuquajturi „Shteti Islamik” e përdor vakuumin e krijuar për t’u rikthyer në rajon.

Pozicione të papajtueshme

Strategët në Ankara janë aq të mençur sa t’i paramendojnë të dy skenarët. Prandaj ata shpresojnë që me presion maksimal të sjellin amerikanët në atë pikë, që ata të bien dakord për një zonë të çmilitarizuar shumë më të madhe e më thellë në vend se aktualisht. Në një zonë të tillë neutrale, kurdët pastaj nuk do të kenë më ndikim.

Por kurdët sirianë kanë bërë të qartë, se nuk duan t’i nënshtrohen Ankarasë dhe se nuk do t’i dorëzojnë arritjet e vetëadministrimit. Pozicionet janë të papajtueshme. Në vitin e tetë të luftës siriane kërcënon kështu një raund i ri dhune. Sepse historia na ka mësuar, kërcënimet e Turqisë janë për t’u marrë seriozisht.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result