Kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë në veri, Osmani: Vijnë nga Beogradi dhe grupet kriminale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dënuar kërcënimet që u janë bërë së fundmi policëve të rinj serbë në veri të Kosovës.

Sipas Osmanit, kërcënimet vijnë serbët nën drejtimin e Beogradit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani shkruan se këto kërcënime janë bërë nga Serbia dhe grupet e saj kriminale.

Për këtë, Osmani thotë se autorët duhet të dalin para organeve të drejtësisë.

Dënoj kërcënimet ndaj oficerëve të policisë të bëra nga Serbia dhe grupet e saj kriminale. Policia jonë është profesionale dhe multietnike.

Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ne qëndrojmë me policët tanë, ndërsa ata me guxim shërbejnë për një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, ka thënë ajo.

Share This Article