Kërcënimi i prokurorëve nga bandat/ Ministri Balla pas takimit me kreun e KLP-së: Qentë që lehin, s’të hanë! Policia dhe Garda janë në krye të detyrës për t’u garantuar sigurinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka takuar kreun e KLP-së, Alfred Balla, ku kanë diskutuar për kërcënimet në adresë të prokurorëve nga krimi i organizuar.

Populli shqiptar ka një shprehje të bukur “qentë që lehin, nuk të hanë”,”- tha ministri Balla pas takimit me kreun e KLP-së, duke theksuar se “se policia e Garda janë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe çdo prokurori e gjyqtari dhe familjarët e tyre.”

Balla theksoi se falë punës së prokurorisë kanë arritur të thyejnë kasafortat e një bande kriminale, ndërsa shtoi se “besojmë se në ditët në vijim do arrijmë të thyejmë edhe të tjerë”. 

“Jemi takuar sot, nuk është takimi i parë, jemi takuar me kryetarin e KLP për këtë çështje ku kemi diskutuar dhe e kemi bërë publik faktin që kemi diskutuar për çështjen e sigurisë së prokurorëve. Dua që t’i garantoj çdo prokuror dhe çdo gjyqtar se ministria, policia dhe Garda janë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe çdo prokurori e gjyqtari dhe familjarët e tyre. Nuk ndaj të njëjtën mendim me ju se ka mungesë të kuadrit ligjor. Populli shqiptar ka një shprehje të bukur “qentë që lehin, nuk të hanë”. Falë punës së prokurorisë kemi arritur të thyejmë kasaforta e një bande kriminale dhe besojmë se në ditët në vijim do arrijmë të thyejmë edhe të tjerë. Do jemi brenda një jave për të filluar zbatimin që do përfshin ndryshim në VKM për të garantuar që çdo gjë të jetë e reflektuar si duhet”, u shpreh ministri Balla.

Takimi mes ministrit Balla dhe kreut të KLP-së erdhi pasi i penduari i drejtësisë Artan Tafanit, zbardhi atentatin që po planifikohej ndaj prokurores së SPAK Doloreza Musabelli, sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë së Elbasanit. Tafani, pjesë e bandës së Laert Haxhiut ka deklaruar se po thurej plani për “të hequr qafe” Musabelliun, si dhe prokuroren e Lushnjës Merita Selimi dhe një avokat.

Share This Article