Ndërsa në Ukrainë vijojnë luftimet e ashpra me ushtrinë Ruse, një tjetër shtet i rrezikuar nga një pushtim i mundshëm nga Vladimir Putin është Moldavia, ku ndodhet edhe rajoni i vogël i Transnistrisë të kontrolluar nga Moska.
Në këtë situatë, Britania e Madhe nuk kërkon të humbë kohë dhe ka nisur diskutimet me aleatët e saj që të pajisë Moldavinë me armatime moderne.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe Liz Truss. “Unë do të doja të shihja Moldavinë të pajisur me standardet e NATO-s dhe ky është një diskutim i vazhdueshëm me aleatët tanë”, u shpreh Truss, e intervistuar nga The Daily Telegraph.