Kërcënohet me jetë Behgjet Pacolli

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë familjen e ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit. Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i Pacollit, Naim Murseli. Sipas Murselit, personi i arrestuar ka kërcënuar se do t’i djegë fëmijët e Pacollit.

Sipas Murselit, personi i arrestuar mbrëmë ka kërkuar edhe para nga Pacolli.
“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës. Ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të z. Pacolli. E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Z. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimët e bëra”, ka shkruar Murseli.

Behgjet Pacolli ka qenë shënjestër e sulmeve publike pas përplasjeve që ka pasur me zyrtarët e Vetëvendosjes, të cilët kanë kërcënuar me arrestim nëse del nga shtëpia për shkak të kthimit të tij nga Zvicra, pasi sipas rregullave në Kosovë secili i kthyer duhet të qëndrojë dy javë i izoluar si pasojë e pandemisë.

Pacolli kishte alarmuar se ka mundur t’i bëhet edhe sulm kur ishte kthyer nga Zvicra në Aeroportin e Prishtinës. Pacolli i cili aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës, ka denoncuar këtë rast në policinë e Kosovës, e cila pastaj ka proceduar me mbledhjen e provave dhe arrestimin e personit.

Siç mësohet, Pacolli ka angazhuar avokatët e tij për të ndjekur çështjen ndaj atyre që përdorin gjuhë urrejtjeje, fyese e kërcënuese. Ai shkurt ishte prenoncuar; “Kam duruar tepër këto falanga fashiste dixhitale”.

Share This Article