Kërcënoi në Tik-Tok “Noyzin”, ndalohet në Rinas reperi “Cllevio Serbiano”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio Serbiano” është ndaluar në aeroportin e Rinasit pasi ka kërcënuar në Tik Tok Rigels Rajkun apo i njohur si “Noizy”.

Më parë këngëtarët janë konfliktuar edhe fizikisht në Durrës.

Denoncimi kundër Ahmetit ishte depozituar në policia nga Noizy dhe babai i tij.

 “Na ka shkaktuar gjendje ankthi dhe frike për shkak të kërcënimeve në Tik-Tok se do na vrasë dhe shkatërrojë”, thuhet në denoncim.

Dje, një konflikt i nisur në Tik Tok përfundoi me nxjerrje armësh mes të rinjve në Durrës. 4 të rinj u konlfliktuan në lagjen numër 10 të qytetit të Durrësit, konflikti agravoi dhe dy të rinj mbetën të plagosur.

Policia ka shpallur në kërkim Klajdi Mancakun, 25-vjeç pasi  dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Mario Vrionit me të cilin kishte debatuar online dhe në telefon e më pas kishin lënë takim që “të sqaroheshin”.

Share This Article