“Kërcënoi se do i mbyllte studentët në kafaze”/ Paditet rëndë nga ish-punonjësi Kanye West, akuza për racizëm dhe homofobi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reperi Kanye West është akuzuar nga ish-punonjësi i tij, Trevor Phillips, për racizëm, homofobi, antisemitizëm dhe ngacmim të studentëve dhe punonjësve në Donda Academy. Reperi e punësoi atë në vitin 2022 për të punuar në kompaninë Yeezy, por pas komenteve të tij antisemitike, kompania mori një goditje financiare.

Pasi ngriti një padi ndaj tij, pasi nuk i merrte as të ardhurat, Trevor Phillips përshkroi në padi incidentet e pakëndshme që studentët përjetuan me Kanye West.

“Që nga fillimi i mandatit tim, u kuptua menjëherë se Kanye e trajtoi stafin që ishte me ngjyrë shumë më keq se punonjësit e bardhë. Edhe kur ishte në klasë, Kanye do të bërtiste dhe do të qortonte punonjësit e zinj, duke mos ngritur kurrë zërin tek stafi i bardhë”, thuhet në padi.

Ai pohon gjithashtu se ka parë reperin duke sulmuar verbalisht studentët që i përkisnin komunitetit LGBTQ, ndërsa kërcënonte se do t’u rruante kokën. Përveç kësaj, ai i kërcënoi se nëse do të vazhdonin me këto besime, do ta kthente shkollën në burg, duke i mbyllur vetë në kafaze.

Në një takim me stafin e ‘Donda Academy’ dhe dy studentë, padia pretendon se: Kanye filloi të diskutonte hapur se si i pëlqente vetëm të takohej me gra të bardha. Më pas, duke iu drejtuar dy fëmijëve në shkollë, ai u tha se donte që ata të rruanin kokën dhe përmendi se kishte ndërmend të ndërtonte një burg në shkollë, duke u thënë se mund t’i fuste në kafaze. Stafi u kujdes që t’i përcillte me shpejtësi fëmijët jashtë dhomës.

Share This Article