Kërcënon Britaninë me ‘Satan 2’/ ’E fshin në 3 minuta, Finlandën për 10 sekonda’

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aleat i ngushtë i Putinit ka kërcënuar se do të lëshohen armë bërthamore drejt Britanisë, dhe për ta fshirë atë nga hartat do të duhen vetëm 3 minuta.

Finlanda, në anën tjetër, që po ecën drejt anëtarësimit në nato, do zhdukej në vetëm 10 sekonda-tha zëvendës kryetari i komitetit të mbrojtjes të Dumës ruse, Aleksey Zhuravlyov. Kërcënimet e këtij të fundit sinjalizojnë frustrimin ndaj pushtimit të dështuar të Ukrainës dhe zemërimin për ambicjen e Finlandës. Lajmi vjen ndërkohë që rusia ndërpreu furnizimet energjetike për finlandën këtë mëngjes.

“Nëse Finlanda do ti bashkohet këtij blloku, atëherë qëllimi ynë është absolutisht legjitim, të vëmë në pikëpyetje ekzistencën e këtij shteti. Kjo është logjike. Nëse SHBA kërcënojnë vendin tonë, në rregull:

Ne kemi Satan 2 për ju dhe dhe do të mbetet vetëm shkrumb e hi prej jush nëse mendoni se rusia nuk duhet të ekzistojë. Dhe Finlanda, që thotë se është në krah me SHBA, është në radhë” tha ai duke shtuar se finlandezët duhet ti jenë mirënjohës rusisë për faktin se janë shtet dhe ekzistojnë si i tillë.

I pyetur nëse rusia do të vendoste armët e saj bërthamore në kufi me finlandën ai tha: Nuk kemi nevojë ta bëjmë këtë. Mund ta godasim me një Satan 2 nga Siberia e madje mund të arrijmë edhe Britaninë e Madhe.

Nëse qëllojmë nga Kaliningradi, Britania fshihet në 200 sekonda. Për Finlandën duhen vetëm 10 sekonda.

Share This Article