Kërcënonte vajza të mitura me publikimin e fotove intime, dënohet me burg përjetë efektivi i policisë, fajtor për 162 akuza

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një oficer policie britanik, i cili iu afrua dhjetëra vajzave të mitura dhe i bindi ato të shpërndanin foto të pahijshme me të përmes Snapchat, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Leëis Edëards, 24 vjeç, u deklarua fajtor për 162 akuza për abuzim seksual të vajzave nga mosha 10 deri në 16 vjeç. Sipas prokurorisë, punonjësi i policisë ka shantazhuar viktimat e tij, duke i kërcënuar se do i ekspozonte.

Edëards pozoi si një djalë i mitur dhe synoi më shumë se 200 vajza nga viti 2019 deri në shkurt të këtij viti. Ai manipuloi viktimat e tij për t’i dërguar atij foto intime. Edhe pse disa nga vajzat iu lutën të ndalonte, ai kërkoi më shumë foto dhe bëhej gjithnjë e më kërcënues.

Disa nga fotografitë janë bërë gjatë detyrës në Uellsin e Jugut. Pas arrestimit të tij, kolegët e tij që hetonin rastin zbuluan pajisje elektronike të enkriptimit si dhe një “manual” zhvatjeje.

Share This Article