Kërcënuan me thikë dhe iu vodhën celularët dy shtetaseve të huaja, në kërkim 18-vjeçari, procedohet i mituri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë identifikuar 2 autorët e vjedhjes së celularëve të dy shtetaseve të huaja.

Policia e Tiranës bën me dije se është shpallur në kërkim një 18-vjeçar ndërsa është proceduar penalisht një 16-vjeçar.

Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e së dielës (21 maj) i kanë marrë celularët dy shtetaseve të huaja duke i kërcënuar me thikë, dhe më pas janë larguar me automjet.

Ngjarja ndodhi në Tiranë, në rrugën “Islam Alla”, ndërsa policia sqaron se “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas njoftimit të marrë për një vjedhje me dhunë, në rrugën “Islam Alla”, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Falë veprimeve të shpejta profesionale u bë i mundur identifikimi i 2 autorëve të dyshuar, procedimi në gjendje të lirë i njërit prej tyre, shtetas 16 vjeç, banues në Tiranë, dhe shpallja në kërkim e tjetrit, shtetasit E. L., 18 vjeç”.

Në kërkim ndodhet 18-vjeçari E. L., ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një 16-vjeçar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.   

Share This Article