Kerchove: Brexit nuk do të ndikojë në shkëmbimin e informacioneve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Brexit-i nuk do të ketë efekte negative në bashkëpunimin mes shërbimeve sekrete në Evropë, njoftoi Gilles de Kerchove, koordinator i BE-së për luftën kundër terrorizmit.

“Shkëmbimi i informacioneve nuk do të preket”, theksoi de Kerchove në kuadër të një takimi të ministrave të Brendshëm të BE-së.

|Bashkëpunimi mes shërbimeve sekrete po zhvillohet tashmë jashtë kuadrit instuticional të Unionit dhe shtetet jo anëtare të BE-së, si Norvegjia dhe Zvicra që janë pjesëmarrëse”, theksoi ai.

Britania e Madhe do të përfaqësohet gjithashtu në këtë strukturë edhe pas largimit nga BE-ja më 31 janar.

Sipas De Kerchove, çështja është të dimë se si dhe në çfarë forme Londra do të vazhdojë të ketë akses në bazat e të dhënave policore të BE-së, si Sistemi i Informacionit Shengen (SIS) pas Brexit.

Këto vitet e fundit, baza e të dhënave Shengen është kthyer në fakt në një instrument të rëndësishëm për të gjurmuar xhihadistët që hyjnë në Europë nga Siria dhe Iraku./ATSH/

Share This Article