’Kërciti arma’, zbardhet ngjarja në Sarandë, borxhi shkak për plagosjen e 2 vëllezërve! 4 policë u përfshinë në sherr

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Sarandë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ku dy persona mbetën të plagosur pas një sherri me sende të forta. Të plagosurit janë dy vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi në fshatin Gjashtë .

Mësohet se sherri ka lindur për shkak të një borxhi dhe ka degjeneruar deri në të shtëna me armë zjarri në ajër dhe goditje me sende të forta. Mes personave të përfshirë rezultojnë edhe 4 efektivë policie, të gjithë me mbiemër Sulejmani 3 prej të cilëve vëllezër. Ndërsa njëri prej tyre, i identifikuar është një ish-efektiv policie.

Fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa efektivët e policisë u shoqëruan në komisariat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article