Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, PS bie dakord për dhënien e autorizimit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mazhoranca dhe opozita janë pro heqjes së imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj, për t’i hapur rrugë arrestimit që kërkon SPAK dhe kontrollit të banesës së tij.

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, deputetët e mazhorancës deklaruan se janë dakord për t’i hequr imunitetin deputetit socialist Ahmetaj.

Edhe 5 deputetët e opozitës në këtë këshill dorëzuan raportin që i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”.

Pas dhënies së pëlqimit nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit në Kuvendin e Shqipërisë, relacionet do të kalojnë për votim në Parlament, ku deputetët do të duhet të ngrenë kartonat për të miratuar ose jo heqjen e imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj.

Gazetarja e Klan News Klesiana Omeri bën të ditur se raporti i Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për heqjen e imunitetit të Ahmetajt do të duhet dorëzohet në administratën e Kuvendit deri ditën e premte në orën 17:00. Ndërsa të hënën pritet të mbahet seanca parlamentare ku do të votohet ky raport që do t’i hapë rrugë përfundimisht ose jo arrestimit të ish-zv/Kryeministrit.

Kurse opozita kërkoi që ky raport të kalojë për votim në seancë plenare ditën e nesërme.

Share This Article