Kërkesa për zgjedhje nuk shoqërohet me veprime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Opsionin e shpërndarjes së Kuvendit vazhdojnë ta proklamojnë të gjitha subjektet politike, por nuk ka një nismë për jetësimin e tij.

Kryeministri në dorëheqje, Haradinaj, i cili nuk kishte njoftuar paraprakisht partnerët e koalicionit për dorëheqjen, pas 12 ditëve i ka thirrur ata në konsulta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Derisa një ditë më herët ka ironizuar duke përmendur diskutimet për “njohjen globale”, të martën, Haradinaj ka paralajmëruar veprime të tjera, nëse presidenti i zvarrit konsultat për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Haradinajt në takim i kanë shkuar partnerët e deritashëm të koalicionit, Behgjet Pacolli e Fatmir Limaj, por jo edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit e quajti kalkulim partiak dorëheqjen e Haradinajt, duke ftuar spektrin politik të mos i “maltretojë” qytetarët. Por ish-shefi i Qeverisë nuk ka preferuar të merret shumë me deklaratat e Veselit, duke thënë se ato janë pjesë e fushatës parazgjedhore.

Share This Article