Albania
Kërkesat antiligjore të KQZ-së për regjistrimin e emigrantëve dhe loja e pistë nën rrogoz e PS me votën e diasporës dhe “Naiviteti i PD” pa e kuptuar se djalli fshihet në detaje!
Nga Helidon Kastrati*
Kërkesat antiligjore të KQZ-së për regjistrimin e emigrantëve dhe loja e pistë nën rrogoz e PS me votën e diasporës dhe “Naiviteti i PD” pa kuptuar se djalli fshihet ne detaje!
Prej muajsh në Shqipëri diskutohet për votën e diasporës, ndërsa ende kjo gjë nuk ka marrë formë të plotë, se kush do ta ketë të drejtën për të votuar.
Ajo që po ndodh në Shqipëri këto ditë, në fakt është një shkelje të rregullave të Bashkimit Europianë në lidhje me të drejtën e privacisë. Kërkesat e detyrueshme të KQZ-së në Shqipëri, me qëllim që një shqiptar të mund të shpreh vullnetin e tij për të votuar për partinë që dëshiron, në fakt janë në shkelje të rregullave të Europës ku duam të shkojmë.
Të deklarosh kontrata, të deklarosh fatura pagesat, si drita apo uji, që ti vërtetosh KQZ-së se je shqiptar dhe kërkon të votosh, është thyerje e ligjshmërisë.
Sa të shkohet deri këtu, mund të gjendej një rrugë më e lehtë për të votuar. Llogaria në e-Albania, ID Card- Pashaport bashke me ( PIM EYES : Face Check ose Recognitiom ) njohja e Fytyrës bashke me te Syve,( Ku sot funksionojne Banka,t Aroportet, e etj. Kjo për çdo person mund të ishte një rrugë e shkurtër dhe pa shumë mundime për shqiptarët dhe pa shpenzime për KQZ-në.
Këto janë votime parlamentare dhe jo lokale, që qytetari të jetë i detyruar të votojë për zonën e tij elektorale. Çdo kush mund të votojë edhe elektronikisht dhe mund të identifikohet me kartën e tij të identitetit dhe me IP nga ku do të votojë. Nëse ai do të kërkojë të votojë për së dyti, sistemi do ta bllokonte automatikisht atë tentativë.
Atëherë pse duhet adresa fizike ku banon qytetari shqiptar, ku mund të votohet më lehtë elektronikisht, duke u identifikuar me ID Card ose Pasaport dhe njohjen e fytyrës dhe duke deklaruar ai vete shtetin perkates !
Në këtë mënyrë mund të votonte kushdo edhe nëse ndodhet në Kinë, apo Australi.
Që të mos ketë probleme me votuesit, mund të punohet me sistemin e bllokimit me ‘VPN Ban system’ dhe kështu e di se kush po voton ne cilen IP dhe nga ku po voton, pasi të del IP e flamuri i shtetit përkatës. Në këtë mënyrë mund të ju jepej mundësia shumë shqiptarëve që nuk kanë besim tek shteti shqiptar dhe nuk duan të deklarojnë adresën e tyre.
Kjo ndodh sidomos me emigrantët që janë pa dokumentet, dmth të palegalizuar në vendet ku jetojnë,
Përshembull në Britaninë e Madhe janë më shumë se 30 mijë shqiptarë pa dokumente rregullta dhe janë pa mundësi votimi, për shkak se nuk mund të deklarojnë adresën e tyre.
Sepse nëse ndodh kjo gjë, që shqiptar pa dokumente jep adresën e tij në Britaninë e Madhe, shteti shqiptar duke qenë se ka sistem bilateral i jep informacionin autoriteteve vendase kështu që emigranti pa letra është i rrezikuar që të ndalohet dhe të rikthet në Shqipëri.
Kësaj i thonë që ‘të shkosh si cjapi tek kasapi’ dhe nesër të arrestohesh e deportohesh.
Tani pse bëhet kjo kaq e vështire kur gjërat jane kaq të thjeshta!?
E para, që kënë me shumë mundësi të bllokojnë më shumë emigrant e ti kotrollojnë ata sit e duan vet ata .
*CEO i ALB UK TV

Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
Albania
Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini, në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e mungesës së ujit prej katër ditësh në Vlorë, u shpreh se problemi vjen prej ujësjellësit dhe se kjo nuk është në përgjegjësi të bashkisë.
Sipas saj, defekti në tubacion që la Vlorën katër ditë pa ujë, është “fatkeqësi natyrore” dhe se nuk duhet përdorur për politikë.
“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen.
Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë.
Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli”, tha ajo.
Albania
U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
Gjykata në Mechelen të Belgjikës ka shpallur fajtor për trafik droge një shqiptar 23-vjeçar. Dy muaj më parë, pas një ndjekjeje, ai u bllokua nga policia dhe në makinën e tij u gjetën pothuajse 5 kilogramë kokainë. I riu – që sipas tij vepronte për shkak të borxheve nga lojërat e fatit – nuk i mohoi faktet. “Por ju lutem, më lini të kthehem sa më shpejt në vendin tim,” kërkoi ai gjatë seancës gjyqësore.
Policia e kishte vënë re makinën e të riut në fillim të shtatorit 2024 gjatë një kontrolli në Mechelen. Kur oficerët tentuan ta ndalonin, ai u largua me shpejtësi. Ndjekja zgjati shumë pak: disa metra më tutje, makina u bllokua.
“Kjo ndodhi sepse disa automjete kishin ndaluar në rrugë,” u tha në seancë.
Ajo që ra në sy ishte se xhami i pasmë i makinës ishte i hapur. Një qese blu, e vërejtur gjatë kontrollit, ishte zhdukur.
“Por u gjet shumë shpejt,” shpjegoi prokurori Bjorn Vervoort. “Në qesen plastike kishte pak më pak se 4.6 kilogramë kokainë.”
Vlera e drogës në tregun e rrugës ishte mbi 230 mijë euro.
“Një sasi e tillë nuk u jepet tregtarëve të zakonshëm,” theksoi prokurori, duke sugjeruar se shqiptari nuk ishte një shitës i thjeshtë, por kishte mundësisht një rol të rëndësishëm në një rrjet më të madh trafiku.
“Edhe 600 eurot cash – në prerje prej 50 eurosh – si dhe dy telefonat celularë të gjetur në makinën e tij (një makinë me qira) mund të jenë prova shtesë,” shtoi prokurori.
Ai kërkoi një dënim me 2 vite burg dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.
“Kam ardhur në Belgjikë për të punuar në ndërtim,” tha 23-vjeçari. “Me këto para doja të shlyeja borxhet e bixhozit, rreth 30.000 euro. Por këtu nuk gjeta punë.”
I riu deklaroi se kishte hyrë rastësisht në botën e drogës.
“Gjatë një daljeje nate në Bruksel,” pranoi ai. “Papritur më folën, më dhanë para dhe gjithë atë kokainë. Në këmbim, duhej ta shisja”.
Avokati i tij, Kilian Rabau, i kërkoi gjykatës të mos japë dënim efektiv me burg, por burg me kusht.
“Le të jetë një sinjal i fortë, por lejojeni të kthehet në vendin e tij,” tha ai.
Pas shqyrtimit, gjykatësja vendosi se faktet ishin të provuara dhe e dënoi të riun me 2 vite burg me kusht dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK3 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania19 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania19 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
Albania20 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
