Kërkesat e SHBA për Kosovën: Vendimi për targat të shtyhet, asociacioni të formohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin thirrjet e vazhdueshme për Kosovën, që vendimi për ndërrimin e targave të shtyhet dhe që Bashkësia e Komunave Serbe të formohet.

Këtë herë ishte i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili në një intervistë për Zërin e Amerikës e vlerësoi mjaft të rrezikshme situatën në veri pas largimit të serbëve nga institucionet.

“Ne kemi qenë shumë të qartë dhe të hapur se çfarë presim nga të dyja palët. Nga pala e Kosovës kemi kërkuar një periudhë njëvjeçare të zbatimit për të bërë një fushatë publike të njoftimit dhe për të përgatitur komunitetin e prekur, që të jetë i gatshëm të ndërrojë targat e makinave. Ne po ashtu po u bëjmë thirrje që të fillojnë ta vënë çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në rend dite. Kjo është një kërkesë. Nga pikëpamja jonë dhe ajo e partnerëve të Quintit, kjo është një kërkesë dhe ne do të ngulim këmbë. Nga pala serbe, ne mendojmë se çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe largimi i serbëve nga institucionet nuk është i dobishëm. U bëj thirrje palëve që të jenë gati të përmbushin këto çështje menjëherë”, tha Escobar.

Share This Article