Kërkohet drejtor për një shkollë me katër nxënës në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Banorët e ishullit në Foula, një nga ishujt më të largët të banuar të Britanisë, po kërkojnë një drejtor në shkollën e tyre të vogël fillore, me një regjistër prej vetëm katër nxënësve dhe një fëmijë tjetër në çerdhen e saj, shkruan The Guardian. 

Foula, një ishull me një popullsi të përhershme prej 28 personash, njihet si vendi më i izoluar dhe më i ekspozuar i banuar në Britani.

Ish-drejtori Beverley McPherson u pensionua.

E gjendur në anën lindore të ishullit, e mbrojtur nga moti i Atlantikut nga kodra më e lartë e Foulas, objekti i shkollës përmban një çerdhe, kuzhinë, sallën e komunitetit dhe rrjet diellor – pjesë e furnizimit me energji të rinovueshme të Foulas jashtë rrjetit.

Në ofertën e punës përfshihet një pagë mujore prej 61.374 funteve, shpenzimet e zhvendosjes dhe një shtëpi me tre dhoma gjumi.

Share This Article