Kërkohet referendum i dytë për Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qindra-mijëra protestues nga e gjithë Britania e Madhe kanë vërshuar sot rrugët e Londrës, duke bërë thirrje për një referendum të dytë mbi Brexit.

Numri i marshuesve që kërkojnë një referendum të dytë në lidhje me largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja, pritej të arrijë në një milion, pasi një manifestim i ngjashëm në tetor mblodhi rreth 700000 persona.

Pjesëmarrjen në protestë e kishin paralajmëruar kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan nga partia opozitare Laburiste dhe liderja e Partisë Nacionaliste Skoceze, Nicola Sturgeon. 

Kurse organizatorët e manifestimit thonë se më shumë se një milion qytetarë janë bashkuar në marshimin e tyre, për t’u mbledhur para Parlamentit anglez.

Protesta vie pasi BE-ja ra dakord të shtyjë largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, raporton BBC./KosovaPress/

Share This Article