Kërkohet referendum i ri për Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qindra-mijëra britanikë u bashkuan sot në një marshim për një referendum të dytë mbi Brexit-in.

Grupi, i mbështetur nga deputetë pro BE-së, të partive kryesore politike të Britanisë së Madhe, deklaroi se shpresojnë të tërheqin qindra mijëra mbështetës që ta bëjnë marshimin drejt parlamentit, një nga protestat më të mëdha dhe më të rëndësishme që vendi ka parë ndonjëherë.

“Le të kemi një referendum përfundimtar, ku të besojmë te populli, jo te Boris Johnson, për zgjidhjen e krizës së Brexit-it”, shkruajnë në Twitter organizuesit e grupit “People’s Vote”.

Kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, dhe anëtarja e parlamentit, Caroline Lucas, e cila drejton partinë e Gjelbër në Britaninë e Madhe, ishin ndër politikanët që folën në këtë tubim.

“Jepuni njerëzve fjalën e fundit për Brexit”, shkroi Khan në Twitter.

“Kjo mund të jetë mundësia jonë e fundit të luftojmë për demokracinë dhe vendin tonë në Europë”, deklaroi ndërkohë Khan për gazetën “Independent”./ATSH/

Share This Article