Kërkoi lirimin e një llogarie bankare, GJKKO refuzon kërkesën e Arben Ahmetajt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, për lirimin e një llogarie bankare në emër të tij.

Përmes avokateve të tij, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i kërkoi gjykatës të shfuqizojë masën e sekuestros të vendosur mbi një llogari bankare në emër të tij, por kërkesa e shqyrtuar nga gjyqtari Erjon Bani, u rrëzua, duke e argumëntuar si kërkesë e pa bazuar në ligj dhe në prova.

Llogaria bankare, objekt i kësaj kërkesë është vetëm një nga gjashtë pasuri të sekuestruara për llogari të hetimit të nisur ndaj tij, për akuzat e “korrupsionit”, “fshehjes dhe mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim të parave”.

Mes katër pasurive të paluajtshme të sekuestruara janë një vile në bregdetin e Palasës dhe një vilë në Hamallaj.

Share This Article