Kërkoi masë më të lehtë sigurie, Gjykata lë në burg Alqi Bllakon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Alqi Bllakos për zëvendësimin e masës së sigurisë nga ‘arrest në burg’ me një masë më të butë lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij për ‘korrupsion pasiv’ për inceneratorin e Tiranës.

Bllako iu drejtua gjykatës me argumentin se kanë tejkaluar afatet e informacionit dy mujor të prokurorisë për të informuar palët mbi hetimet.

Por ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, që ndodhet në burg para caktimit të kësaj mase, pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, i është rrëzuar kërkesa nga Gjykata.

Po ashtu, kundër Bllakos u shpreh edhe SPAK këtë të mërkurë. Për inceneratorin e Tiranës u caktua masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën.Ndërsa në ‘arrest shtëpie’ janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët pronar të “Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

Share This Article