Por, thesari që kërkonte Pecorelli nuk ishte atje dhe biznesmeni nuk e gjeti kurrë.
Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga veprimtaria e kryer nga biznesmeni Italian gjatë tetë muajve që ishte i zhdukur pas inskenimit të vdekjes së tij. Mësohet se Pecorelli është nisur drejt Medjugores, vend i shenjtë në Bosnje Hercegovinë, për të gjetur një thesar. Biznesmeni italian kishte dëgjuar një deklaratë të Papa Françeskut, i cili në vitin 213 thoshte se njerëzit që shkojnë në Medjugore, kthehen në ‘Udhën e Hyjit’.
“Në Medjugore është Hiri i Tënzot. Ka njerëz që kthehen në Udhën e HYJIT,”- ishin fjalët që bënë që Pecorelli të bashkohej me një proft shqiptar dhe të nisej drejt Bosnjë Hercegvinës. Pas djegies së makinës së tij në Pukës, biznesmeni Italian e kaloi kufirin ilegalisht, i ndihmuar nga një prift shqiptar që e kishte njohur në vendin tonë, por që identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Por, thesari që kërkonte Pecorelli nuk ishte atje dhe biznesmeni nuk e gjeti kurrë.
Pecorelli u ‘ringjall’ më datë 18 shtator, tetë muaj pas zhdukjes së tij në Shqipëri, më 6 janar të këtij viti. Biznesmeni la pas makinën e tij të marrë me qira të djegur në Pukë, me një sasi eshtrash brenda, të cilët nuk dihet ende kujt i përkasin.
45-vjeçari u zbulua pasi tërhoqi para me kartën e tij, duke dhënë kështu sinjalin e parë për autoritetet. Dy ditë më vonë, gomonia me të cilën udhëtonte në një ishull të Italisë mori flakë dhe iu dogj motorri, kështu që Pecorelli kërkoi ndihmë dhe përfundoi në duart e autoriteteve. Ai është marrë në pyetje nga prokuroria dhe e vetmja gjë që ka deklaruar për mediat është se fokusi i tij janë fëmijët. Nga ana tjetër, prokuroria e Pukës ka ngritur akuza për të.