Kërkuan shpalljen e hetimeve të pavlefshme, GJKKO rrëzon Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe bashkëpunëtorit të tij Pandeli Kokaveshin, të cilët kishin kërkuar shpalljen e hetimeve të pavlefshme.

GJKKO vlerësoi se kjo kërkese ishte e pabazuar në ligj. Pas këtij vendimi avokatet e Belerit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese.

Fillimisht avokatet kërkuan largimin e një prej gjyqtareve Irena Gjoka dhe më pas largimin e të gjithë trupës. Ata paraqitën si argument vendimin e gjykatës, i cili sipas tyre u shpreh edhe për papërdorshmërinë e provave ndërsa ata kishin kërkuar vetëm pavlefshmëri të tyre.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

Share This Article