Kërkuesi amator i arit bën zbulimin e madh, gjen gurin me vlerë marramendëse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një australian, kërkues amator i arit, ka godiur në shenjë duke gjetur një gur 4.6 kg që përmbante ar me vlerë 240,000 dollarë Australianë.

Burri, i cili nuk dëshiron t’i përmendet emri, e bëri zbulimin në fushat e Viktorias, një nga zonat më të njouhra për kërkime e arit në Australinë e viteve 1800.

Darren Kamp, i cili vlerësoi dhe bleu gurin e çmuar, tha se guri ishte më i madhi që ai ka parë ndonjëherë në karrierën e tij 43-vjeçare.

“Thjesht u trondita… Është gjetje që ndodh një herë në jetë”, tha ai për BBC.

Kamp nuk e mendoi dy herë ta blente gurin, kur një burrë i veshur me një çantë shpine hyri në dyqanin e tij në Geelong.

“Ai e nxori nga çanta këtë gur dhe e lëshoi ​​në dorën time, duke më thënë: “A mendon se ka 10,000 dollarë Australianë në të?”

“Unë e pashë dhe i thashë: “Ndoshta dhe 100,000 dollarë Australianë”.

Burri më pas vijoi ti tregonte se guri ishte vetëm gjysma e gjetjes që ai kishte bërë.

Share This Article