Kërpaçi: Opozita e bashkuar i fiton zgjedhjet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Opozita e bashkuar është e gatshme për të shkuar në zgjedhje por pa Edi Ramën.

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi,  e ftuar në Ora News deklaroi se nëse sot bëhet një sondazh, opozita i fiton zgjedhjet.

Kërpaçi: Edi Rama është një njeri i rrezikshëm dhe kjo zgjidhje që opozita e bashkuar jep është një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, i cili drejton qeverinë me krimin dhe bandat. Opozita është shumë gati për zgjedhje dhe nëse do të bënim një sondazh opozita e bashkuar sot i fiton zgjedhjet dhe përmbyset rezultati.

Duke komentuar paralajmërimin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, për anëtarët e kësaj partie mbi presionin dhe intimidimin nga Rilindja, Kërpaçi u shpreh:

Kërpaçi: Çfarëdolloj presioni që Edi Rama tenton të bëjë ndaj çdo anëtari të LSI-së, të jetë i bindur se ne jemi gati, do ta denoncojmë, do ta filmojmë dhe do ti publikojmë, do ti shkojmë këmba-këmbës deri në fund. Ne si LSI jemi të bindur se kjo është e vetmja zgjidhje për të shpëtuar demokracinë në vend dhe për të hapur një kapitull të ri të Shqipërisë drejt BE pa Edi Ramën, me qeveri tranzitore që garanton zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply