Këshilli bashkiak i Tiranës vendosi përjashtimin për dy muaj nga Këshilli, Tedi Blushi: Përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës. Dorëzimi i prangave…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilltari i PL në Këshillin bashkiak, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë për përjashtimin e tij për dy muaj nga Këshilli.
Në fjalën e tij për mediat, Blushi u shpreh se ky ishte një vendim që synonte izolimin dhe heshtjen e opozitës.
Ai shtoi se me këtë vendim shkelen të drejtat e opozitës.

“Përjashtimi im 2 mujor nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, vendimi është marrë si vendim nga Veliaj sepse nuk do opozitë në këshillin e bashkisë. Shkelje flagrante e të drejtave të opozitës dhe përpjekje për t’i mbyllur gojën dhe për ta izoluar.
Dorëzimi i prangave live, ishte një akt simbolik për qindra familjarë të Tiranës. Akt simbolik për qindra persona me aftësi të kufizuar që kërkojnë pajisjen me ambiente zyre ku të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre”, tha ai.

Share This Article