Këshilli Evropian miraton vendimin për nënshkrimin e marrëveshjes postBrexit BE-BM

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Këshilli Evropian miratoi vendimin mbi nënshkrimin e marrëveshjes tregtare postBrexit midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.

Gjatë ditës, marrëveshja do të nënshkruhet nga të dy palët.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta nënshkruajnë në Bruksel, ndërsa kryeministri britanik, Boris Johnson, do ta nënshkruajë në Londër.

Marrëveshja do të zbatohet përkohësisht pasi BM të largohet nga tregu i vetëm i BE-së më 1 janar 2021.

Marrëveshja akoma ka nevojë për miratim nga Parlamenti Europian, i cili nuk pritet të ndodhë para 28 shkurtit.

Share This Article