ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 15 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 15 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 17 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 19 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Këshilli i Ambasadorëve: Çdo marrëveshje pa Kosovën, jo në përputhje me interesat kombëtare

albnews by albnews
11 November, 2019
in Albania
0
Këshilli i Ambasadorëve: Çdo marrëveshje pa Kosovën, jo në përputhje me interesat kombëtare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë kërkon një analizë më të thelluar për iniciativën e shengenit ballkanik.

Në një deklaratë për mediat, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thotë se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e dy Samiteve në Novi Sad të Serbisë, datë 10 tetor dhe në qytetin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut, datë 10 nëntor, me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë, kryeministrave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, si dhe të zyrtarëve të lartë të BiH dhe Malit të Zi, pa pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës.

RelatedPosts

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

KASH mbështet çdo iniciativë rajonale në filozofinë e parakushteve integruese të rajonit në BE dhe qëllimin e mirë për përmirësimin e jetës, sigurisë dhe ekonomisë së Shqiptareve dhe të gjithë rajonit.

Nga ana tjetër, vlerëson se nisma të tilla, të një rëndësie të veçantë, me pasoja të ndjeshme në zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, veçanërisht në botën shqiptare, duhet të gëzojnë një konsensus të gjerë politik e social, nëpërmjet një transparence dhe analize të plotë të avantazheve dhe disavantazheve për Shqipërinë, shqiptarët dhe rajonin.

“Analiza duhet të jetë edhe më e kujdesshme, kur propozime të tilla vijnë nga shtete që janë kundër anëtarsimit në NATO, nuk zbatojnë plotësisht politikën e BE dhe janë pjesë e unionit Euro-Aziatik. Vendimmarrja politike për këto iniciativa dhe zbatimi i tyre nuk janë e nuk mund të jenë ekskluzivitet i një qeverie të caktuar.Projekti strategjik i shqiptarëve për t’u integruar në familjen Euro-Atlantike, si dhe qëndrimet e partnerëve tanë BE dhe SHBA, duhen kuptuar vetëm në perputhje me një qasje gjithëpërfshirëse dhe në respekt të plotë të integritetit dhe sovranitetit të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Kosovës”.

Këshilli Ambasadorëve Shqiptarë e konsideron çdo marrëveshje që nuk përfshin Republikën e Kosovës si shtet i pavarur jo në perputhje me interesat kombëtare dhe politikën tonë të jashtme.

“Zbatimi në praktikë i kësaj marrëveshje nuk do të ishte i mundur në një kohë kur Serbia vazhdon t’a ketë në kushtetutë Kosovën si pjesë të saj. Në këto kushte, kjo marrëveshje nuk i shërben procesit të pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal. Ajo mund të dëmtojë interesat e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e lëvizjes pa viza të qytetarëve të Kosovës në hapësirën e Bashkimit Evropian”.

KASH thekson se Integrimet Rajonale janë shumë të rëndësishme, por ato nuk mund të zëvendësojnë ato Euro-Atlantike. Shqipëria, Shqiptarët dhe Ballkani Perëndimor nuk kanë alternativë tjetë veç anëtarësimit në NATO dhe integrimit në BE./Ora News/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result